Ylli i dytë i Inter: vijnë komplimentat e Juventus e thumbi i ish-presidentit Andrea Agnelli

“Urime Inter për fitimin e titullit kampin”. Përmes profilit të tij në X, Juventus ka bërë komplimentat e tij për Inter për fitimin e titullit të kampionit të Italisë. Rivalët e përjetshëm kanë fituar titullin e 20 në histori, që vlen yllin e dytë mbi fanellë. Inter ka mposhtur 2-1 Milan në derbi, duke siguruar matematikisht kampionatin, në një sezon në të cilin ishte pak të thuash dominoi.

Kortezinë e bardhezinjve nuk e kanë patur të gjithë e aq më pak ish-presidenti i Juventus Andrea Agnelli. “XVI.V.MCMLXXXII. Deri në fund”, ishte komenti i ish-numrit 1 bardhezi, që ka dashur të nënvizojë datën e yllit të dytë të fituar nga torinezët, që e qepën titullin e 20 kampion në 16 maj 1982. Një kujtesë, se arritjen e zikaltërve mbrëmjen e djeshme, Juventus e ka përjetuar 42 vjet më parë.

Komplimente për titullin kampion të Inzaghi e të tjerëve ka ardhur edhe nga Napoli, i cili zyrtarisht heq titullin nga gjoksi. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino feston fitoren e titullit zikaltër gjithashtu me një postim në Instagram: “Shiko qiellin. Ti je kampion i Italisë”, “Dy yje. Duaje”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top