Ylli 100 milionësh i Chelseat del pozitiv për doping, suspendohet nga futbolli

Anësori ukrainas që doli të jetë dështim te Chelsea, Mykhailo Mudryk, ka rezultuar pozitiv në një test të dopingut.

Mudryk u transferua te Chelsea në janar të vitit 2023 nga Shakhtar Donetsk, për një shumë marramendëse prej mbi 100 milionë eurosh.

Ukrainasi jo që s’ka performuar mirë te klubi londinez, por tash i ka dalë edhe një problem i madh me rastin e dopingut.

Chelsea e ka konfirmuar testin pozitiv të dopingut për Mudryk, duke thënë se do të bashkëpunojë me Federatën në Angli rreth procedurave në vijim, meqë ukrainasi mohon të ketë përdorur substanca të palejuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top