Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme në estradën muzikore, e cila kohët e fundit po korr suksese të një pas njëshme.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Së fundmi Dua është nderuar me një statujë prej dylli në muzeun “Madame Tussauds Istanbul” në qytetin në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e muzeut, e cila tregoi se u desh rreth një vit që të bëhej kjo skulpturë.
“Bukuroshja dhe këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy” Dua Lipa u përjetësua në Madame Tussauds Stamboll! Me kostumin e saj me shkëlqim blu të errët, të qëndisura, çizmet e zeza dhe gjerdanin verbues, nuk do të mund ta dalloni figurën e dyllit, e cila u desh rreth një vit për t’u bërë, dhe duket si e vërtetë!”– shkruhej në faqen zyrtare të muzeut.
Në skulputurë këngëtarja kishte veshur një nga veshjet e saj të turneut “Future Nostalgia”, e cila e shoqëroi Duan në të gjitha koncertet ku ajo promovoi hitet e saj më të suksesshme.