Yamal humbet pasaportën në Turqi, është mister kthimi në Spanjë: ja çfarë ndodhi

Lamine Yamal gjen dy asiste por humbet pasaportën. Do të ishte kjo thashethemi i fundit nga mediat turke. Pas ndeshjes së vlefshme për grupin E të kualifikimeve për Botëror, e përfunduar 6 me 0 në favor të furive të kuqe, sulmuesi spanjoll do të kishte humbur dokumentin pak para se të hipte në autobus. Në videon, e publikuar në rrjetet sociale nga programi turk Beyaz Futbol, 18-vjeçari duket sikur dëshpërohet, më pas kërkon në valixhe dhe në fund kthehet përsëri drejt dhomës së zhveshjes.

Episodi në Instagram u bë menjëherë viral me 237 mijë shikime, në komente tifozët turq bëjnë shaka dhe e marrin nëpër këmbë futbollistin duke thënë: “Provo t’ia kërkosh Arda Guler, ta ka vjedhur ai”, duke iu referuar rivalitetit me talentin turk në pronësi të Real Madridit. Federata spanjolle dhe vetë futbollisti nuk e kanë konfirmuar atë që ka ndodhur, por Yamal është parë të hipë sërish në autobus dhe të largohet me skuadrën.

Misteri i Yamal, i bllokuar në Turqi
Bota e rrjeteve sociale, veçanërisht tifozët e Turqisë, e kanë shfrytëzuar rastin për t’u hakmarrë kundër talentit spanjoll dhe kundër kombëtares në përgjithësi. Videoja është shpërndarë disa herë nga faqet që rrethojnë botën e Barcelonës dhe të gjithë pyesin nëse Yamal ka arritur të kthehet në atdhe apo është ende i bllokuar atje. Nga pamjet, numri i ri 10 i blaugranas duket sikur kthehet në dhomat e zhveshjes, i shoqëruar nga një shok i tij, para se të hipte përsëri në autobus në drejtim të aeroportit.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke lojtari do të kishte lënë stadiumin gjithsesi pa pasaportë për të qëndruar me skuadrën, federata spanjolle do të kishte kontaktuar menjëherë policinë e Konyas, vendi i ndeshjes, për të nisur kërkimet e dokumentit dhe për të gjetur një zgjidhje. Vetëm sipas faqes Sozcu.com, ylli do të kishte lënë Turqinë me një avion privat, një fluturim i ngjashëm do të kishte nisur në fakt nga aeroporti i qytetit në drejtim të Barcelonës në orën 1 të natës me orën lokale. Nuk kanë mbërritur lajme të tjera dhe ende nuk është e qartë nëse Yamal ka mundur vërtet të kthehet në Spanjë bashkë me shokët e tij apo është ende i bllokuar në aeroport. Nga rrjetet sociale të futbollistit nuk vijnë lajme dhe postimi i fundit i referohet vetëm paraqitjes në fushë: foto grupi dhe një përshkrim që i referohet dy asisteve të tij.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top