Yamal flirtoi me të pa e njohur, Aish i nxjerr mesazhin: “E di që e bën me shumë”

Lamine Yamal vazhdon të flitet në Spanjë për arsye jashtëfutbollistike, pra për jetën e tij jashtë fushës, kur nuk bën të “këndojë” topi në këmbët e tij. Edhe pse shumë i ri, talenti i Barcelonës ka tashmë pas vetes një histori të bujshme në aspektin e thashethemeve: nga festa e 18-vjetorit të tij e mbuluar nga polemikat për praninë e xhuxhëve si argëtues të të ftuarve, deri te rrëfimet e grave (më të mëdha se ai) që tregojnë për afrimet e tij, jo fort elegante. E fundit në listë është influencerja dhe krijuesja e përmbajtjeve në OnlyFans, Carla Aish, e cila pa e përmendur drejtpërdrejt Yamal, e ka bërë qartësisht të dallueshëm, duke zbuluar mesazhin privat “efimer” (pra që zhduket më pas) që sulmuesi me origjinë marokene-guineane i ka dërguar duke menduar se kështu do t’i bënte përshtypje, por duke arritur efektin e kundërt: “Është për të ardhur keq”.

Vajza, e intervistuar nga një youtuber, ka sqaruar fillimisht se po fliste për një futbollist të njohur “aktualisht nën reflektorë”, duke shtuar se nuk do të thoshte as emrin dhe as skuadrën ku luan, duke shmangur këmbënguljen e bashkëbiseduesit. Carla refuzoi ta përmendte emrin, por la disa indicie, njëra prej të cilave vendimtare për ta identifikuar pa asnjë dyshim Yamal si joshësin e bezdisshëm.

Carla Aish tregon çfarë i dërgoi në privat Lamine Yamal

“Ai është në modë kudo. Do t’ju tregoj si më foli, sepse është i mjerë”, nisi të shpjegojë Carla. Sipas rrëfimit të saj, futbollisti nuk i ka dërguar asnjë mesazh apo përshëndetje paraprake, por drejtpërdrejt një imazh që fshihet pas shikimit të parë: “Më dërgoi një nga ato fotot njësekondëshe me një tufë kartëmonedhash dhe një çantë Louis Vuitton”.

Influencerja nuk e fshehu habinë për ngjarjen: “E gjej të turpshme, por nuk e di si Fati Vazquez mund të ketë rënë në këtë kurth, mendoja se ishte më inteligjente”, shtoi ajo, duke e bërë në atë moment identifikimin e Yamalit të sigurt, pasi gruaja e përmendur është një tjetër influencere që ishte paparacuar me futbollistin e Barcelonës në Itali, kur ai ishte ende minoren.

“Dua që vajzat ta dinë, sepse e di që u shkruan shumë prej tyre”

Në atë pikë, edhe pse vazhdonte të refuzonte të thoshte emrin e Yamal, Carla shpjegoi pse kishte vendosur ta tregonte episodin: “Ta thashë këtë që të mos vazhdojë ta përdorë atë taktikë dhe që vajzat ta dinë, sepse e di që u shkruan shumë prej tyre”. Kjo përforcohet edhe nga fakti se ajo foto me paratë ishte përgatitur me kujdes dhe me shumë gjasë ripërdorej: “Të dërgon një foto të përgatitur, sepse më pas i kërkova një tjetër foto se si dukej në atë moment dhe padyshim ishte një moment tjetër”.

Me pak fjalë, gjithçka dukej e sforcuar dhe jo autentike, një strategji afrimi vërtet e trashë, që e indinjoi vajzën: “Çfarë mendon, vetëm sepse ke shumë para ose je futbollist do të më fitosh dhe kaq, do të vij në shtëpinë tënde ose do të shkojmë në hotel? Jo”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top