Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen nga Bes Kallaku

Xhensila Myrtezaj ka folur së fundmi për ndarjen e saj dhe të Bes Kallakut.

E ftuar në emisionin e moderatores Arbana Osmani, “Mirëmbrëma Yje”, artistja u shpreh se fundin e martesës së saj njk e shikon si një dështim personal.

“Nuk e shikoj si dështimin tim personal. Martesa nuk është thjesht me veten, por me një individ tjetër. Asgjë në këtë jetë nuk është e garantuar, as jeta, as vdekja dhe as martesa. Madje, mjafton të di që unë bëra të pamundurën, të paktën pjesën time”, u shpreh Xhensila.

Ajo vijoi, “Unë besoj që kur ka probleme në çift, përgjegjësia është e dyanshme dhe duhen dy për ta kërcyer tangon. Në rast kur pesha i mbetet vetëm njërit partner, marrëdhënia dështon. Nga vetë fjala marrëdhënie, marr dhe jap, kthehet vetëm marr ose vetëm jap. Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërisht nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë. Për këtë pjesë, besoj se jemi të dy të qetë”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top