Xhensila i çmend fansat me video nga pishina, i lë tepër pak vend imagjinatës

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video të veçanta nga prapaskenat e klipit të ri “Ma kthe”, në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

Projekti muzikor, i publikuar pak ditë më parë, është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka nisur të ngjitet në trendet muzikore.

Në mesin e pamjeve të ndara, vëmendje të madhe ka marrë një video nga skena e pishinës, ku Xhensila shfaqet me një veshje provokuese, duke vënë në pah format e saj trupore.

Me paraqitjen e saj, këngëtarja ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe pamjen fizike.

Nuk është hera e parë që Xhensila vlerësohet për kujdesin ndaj trupit të saj. Ajo është e njohur për përkushtimin në ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, gjë që e ka ndihmuar të jetë një ndër figurat më atraktive të skenës muzikore shqiptare.

Shpeshherë ajo ndan me ndjekësit momente nga rutina e saj e fitnesit, duke qenë inspirim për shumë vajza e gra.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top