Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka njoftuar largimin e saj nga Top Channel, pas një periudhe të gjatë angazhimi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Xheneta ka bërë të ditur se ka “përfunduar rrugëtimin” e saj me këtë kanal, për t’iu përkushtuar projekteve të reja.
“Faleminderit për hapësirën dhe përvojën, dhe një falënderim i veçantë për Ed Manushi për mbështetjen dhe mundësinë me i shpreh mendimet e mia lirshëm. Jam mirënjohëse për çdo hap të këtij kapitulli.”
