Xhaka zgjidhet lojtari më i mirë zviceran për vitin e tretë radhazi: Jam i lumtur për çmimin

Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër për herë të tretë radhazi.

Ylli me prejardhje nga Kosova e fitoi këtë çmim në ceremoninë e mbajtur mbrëmë në Bern.

32-vjeçari u ndie i lumtur për këtë mirënjohje dhe vlerësim, për kontributin e dhënë në nivelin e klubeve dhe për Kombëtaren helvetike.

“Jam mjaft i lumtur për çmimin. Ky nuk ishte viti im. Ishte viti i ynë, me pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian. Dua t’i falënderoj të gjithë përsëri, posaçërisht trajnerin Murat Yakin, i cili më ka mbështetur, në ushtrime dhe në aspektin privat”, deklaroi Xhaka përmes një videoxhirimi pasi s’mund të ishte prezent në këtë ceremoni.

Viti 2024 ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm për Granit Xhakën.

Ylli kosovar e kaloi një vit përrallor, duke e fituar titullin e kampionit dhe atë historik në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, ndërsa i fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë me “farmaceutikët”.

Ndër të tjera, me kuqezinjtë shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, ku fatkeqësisht humbi në finale nga Atalanta.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachu e Arsenalit bëri paraqitje fantastike edhe në Euron 2024 me Zvicrën.

E krejt këto bënë që futbollisti me prejardhje llapjane të futej në listën e gjerë të “Topit të artë”, duke e shkruar historinë si futbollisti i parë shqiptar që e bën një arritje të tillë.

Ditë më parë, mesfushori kualitativ u zgjodh sportisti i vitit në Zvicër, kurse mbrëmë Xhaka e fitoi një tjetër çmim.

32-vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër për herë të tretë radhazi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top