Xhaka në mbështetje të çlirimtarëve: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut!

Pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka ndarë një mesazh mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka publikuar një fotografi të ish-krerëve ndërsa në të shkruhet: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”, transmeton klankosova.tv.

Gjykata e Hagës i shpalli fajtorë për krime lufte çlirimtarët, ndërsa i dënoi që të katër me 81 vjet burgim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top