Manchester City do të kërkojë fitoren e pestë radhazi në Premier League, por përballë do ta ketë Granit Xhakën dhe Sunderlandin, që synojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë të sezonit.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit anglez.
City ka pikë të plota pas katër ndeshjeve të para, njësoi i Xhakës vjen në këtë përballje pas fitores në Europa League ndaj AZ Alkmaarit, ndërsa City synon të vazhdojë startj si Arsenali. Në anën tjetër, Sunderlandi ka grumbulluar katër pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e 14-të.
Ekipi i Xhakës vjen në këtë përballje pas fitores në Europa League ndaj AZ Alkmaarit, ndërsa City synon të vazhdojë startin perfekt në kampionat.
Në 30 ndeshjet e fundit të Premier Leagues, City ka regjistruar 20 fitore, ndërsa në 20 paraqitjet e fundit si vendas ka marrë 16 triumfe.
Një tjetër statistikë nuk i shkon në favor Sunderlandit, pasi skuadra e Xhakës nuk ka arritur asnjëherë ta mposhtë Cityn në fushën e tij. Ndërkohë, të shtunën zhvillohet edhe dueli mes Brightonit dhe Arsenalit, me fillim nga ora 16:00. Brightoni aktualisht ka shtatë pikë.