Xavi e konfirmon largimin e Ousmane Dembele: Erdhi dhe më tregoi, nuk e përballojmë ofetën e PSG’së

Trajneri i Barcelonës, Xavi pas ndeshjes miqësore ndaj AC Milan ku arriti fitore minimale 0 me 1, foli edhe për largimin e Ousmane Dembele.

Anësori i Kombëtares së Francës ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet në kampionin francez.

Xavi e konfirmoi largimin e futbollistit duke thënë se oferta e PSG-së është e papërballueshme për ekipin e Barcelonës.

“Dembele erdhi te unë dhe më tha se dëshiron largimin. Ai ka një ofertë nga PSG-ja dhe është e pabërballueshme për ne”, tha Xavi pas ndeshjes miqësore

26-vjeçari në “Camp Nou” ishte transferuar për shifrën rekord 135 milionë euro, plus bonueset nga Borussia Dortmund në vitin 2017.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top