Xavi, akuza të rënda kundër Blancos: “Mediat favorizojnë Real Madrid, për ne shpikin gjëra”

“Nëse shikojmë arkivat e gazetave, gjejmë ligësinë, dopingun… por le të shohim realitetin. Madridizmi sociologjik ekziston, sigurisht që ekziston”. Pikërisht me këto fjalë Xavi prezantoi ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Athletic Bilbaos, ndeshje që përgatit Barcelonën për tu përballur në El Clasico kundër Real Madrid. Më pas trajneri iu referua fjalëve të presidentit të klubit, Joan Laporta, i cili kohët e fundit kishte sulmuar mediat, duke sjellë në vëmendje edhe vetë Blancos.

Rasti bëri zhurmë të madhe këtë javë dhe erdhi nga presidenti i Barcelonës Laporta. Duke folur në një intervistë, numri 1 katalanas kishte përmendur fuqinë e pretenduar mediatike të Real Madrid, falë të cilit klubi spanjoll do të merrte një masë të konsiderueshme favorizimi. Si në fushë ashtu edhe jashtë saj. E tani, pozicionimi i Xavi i hedh benzinë këtij argumenti: “Jam 100% me presidentin Laporta, por brenda dhomave të zhveshjes nuk flitet për këtë. Nuk e flasim. Këtto lloj situatash janë destabilizuese, ekstrasportive. Unë preferoj të flas për futboll”.

 

Pastaj ai zbuloi një episod tjetër interesant: “Kur isha lojtar, thuhej se ne përdornim doping sepse ishim mirë dhe fitonim vazhdimisht. Por merreni pak me mend… shpikjet e kujt ishin këto? Të një gazete në Madrid”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top