‘Wow!’: Presidenti Trump e gjen në tavolinë një letër që ia la presidenti Biden, ashtu siç është traditë

Ish-presidenti Joe Biden e ka vazhduar traditën e filluar nga presidenti Reagan që t’ia lë një letër pasuesit të tij në Shtëpinë e Bardhë, veprim të cilën e bëri dje me ardhjen e presidentit Trump në Zyrën Ovale.


Që prej vitit 1989, kur Ronald Reagan ia la në tavolinë një letër presidentit në ardhje George H.W. Bush, tradita ka vazhduar pandërprerë.

 

Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald J. Trump, e gjeti letrën e lënë nga presidenti i 46-të pas një rikujtimi nga njëri prej gazetarëve të pranishëm gjatë kohës sa po nënshkruante vendime në Resolute Desk.

 

“A të ka lënë presidenti Biden letër”, e pyeti presidentin Trump një gazetar.

“Ndoshta, po a nuk e lënë në tavolinë? Nuk e di. Ou, faleminderit Peter, mund të kishin shkuar vite para se ta gjeja. Uau, faleminderit. Ndoshta duhet ta lexojmë të gjithë së bashku. Ndoshta duhet ta lexoj unë fillimisht, e pastaj ta marr atë vendim. Peter, faleminderit shumë, mund të mos e kisha parë me muaj”, tha presidenti Trump pasi e gjeti letrën në sirtar./gazetametro.net

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top