Will Smith është rikthyer në skenën muzikore me albumin “Based on a True Story”, që u promovua si një rrëfim më i thellë i jetës së tij. Megjithatë, projekti ka marrë reagime të përziera, ku kritika të shumta e akuzojnë për tekste klishe dhe produksion të dobët.
Revista Rolling Stone e përshkroi albumin si “rap me nuanca ungjillore dhe mesazhe predikuese që rrallë funksionojnë,” duke shtuar se fokusi i tij i tepruar tek ngjarjet pas goditjes së Chris Rock në Oscars dhe drama familjare me Jada Pinkett Smith nuk japin rezultat artistik.
Kënga më e re “Pretty Girls” ka ngritur shqetësime te fansat për stilin e tij të repit dhe për klipin muzikor ku 56-vjeçari shfaqet i rrethuar nga katër balerina. Komentet në rrjet kanë qenë të ashpra, si: “Më dhembin veshët”, “Kush po i thotë që këto këngë janë të mira?”, dhe “Është koha të largohet nga hip-hop-i.”
Disa fansa i kërkuan madje të pushojë nga puna autorët e këngëve dhe e quajtën këngën “e dobët” dhe “pa shpirt”.
Pavarësisht kritikave, Smith ka folur për përpjekjet për të gjetur paqe pas goditjes që mori imazhi i tij publik në Oscars 2022. Ai tregoi se ka praktikuar meditim dhe joga në Indi dhe punon rregullisht me një terapist për shëndetin mendor.
“Kur mbërrin në fund të botës materiale, mbetet vetëm Zoti,” tha ai në një intervistë në podcast-in Deep Endme Lecrae.