Weah shënon i dëmtuar, Thiago Motta i bën kërkesën e çuditshme: “Tim, më jep fanellën”

Fillimi i bukur e i hidhur bashkë i sezonit për Timothy Weah me Juventus. Futbollisti fleksibël amerikan shënoi golin e dytë për bardhezinjtë në debutimin ndaj Como, por u dëmtua dhe do të detyrohet të ndalojë për një periudhë kohe. Trajneri i tij Thiago Motta u përpoq ta ngrinte menjëherë moralisht në fushë pas golit, me një batutë.

Weah, i cili kishte ndjerë dhimbje pak më parë gjatë një përplasjeje me Sala, gjithsesi arriti të shënonte golin e 2-0. I rrethuar nga shokët e skuadrës ai nuk festoi, ndoshta i pikëlluar nga dëmtimi muskular. Pasi mori një përqafim nga shokët e tij të skuadrës, Timothy u thirr nga trajneri i tij. Ky i fundit, pasi mori vëmendjen e tij, i bërtiti: “Tim! Tim! Më dhuro fanellën tënde. Tënden, ma jep mua”.

MOTTA KËRKOI FANELLËN E WEAH QË DOLI I DËMTUAR
Futbollisti ka mbetur i befasuar dhe vetëm pas pak ka buzëqeshur. Një buzëqeshje që përfshiu edhe teknikun Motta, i entuziazmuar për performancën e djalit amerikan, nga i cila tani do të duhet të heqë dorë. Në fakt, ai problem muskulor rezultoi të ishte diçka e vogël: testet që iu nënshtrua në JMedical nxorën në pah një lesion të shkallës së ulët të bicepsit të femurit të kofshës së djathtë. Interesante se është pikërisht i njëjti dëmtim me shokun e skuadrës Thuram, që e ka pësuar në kofshën e majtë.

KUR KTHEHET WEAH PAS DËMTIMIT
Thiago Motta duhet të bëjë pa të për ndeshjet kundër Veronës dhe Romës. Shpresa e trajnerit të ri të Juventus është që ta ketë në dispozicion pas pauzës së kombëtares, për transfertën në Empoli më 15 shtator. Për momentin, ish-trajneri i Bolonjës duhet të kënaqet me fanellën e anësorit të tij.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top