Vuçiç sfidon Stoltenberg: Puna jonë ku e vendosim ushtrinë tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se ku vendoset ushtria serbe “është punë e jona”, dhe se “ne nuk e pranojmë atë lloj urdhri”.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kjo duke iu përgjigjur këtij të fundit, i cili tha se ngritja e gatishmërisë ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit të Kosovës nuk i shërben përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe zbutjes së tensioneve.

“Sa i përket Ushtrisë Serbe, ajo i ka kryer detyrat e saj në mënyrë profesionale, nuk i ka tejkaluar asnjëherë të drejtat, kompetencat e saj, ka pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n.

Dhe se ku dhe si do ta vendosim ushtrinë tonë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e këtij vendi, pa rrezikuar askënd në asnjë mënyrë, kjo është punë e jona”, tha Vuçiç.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top