Vuçiç: Më thanë do fitosh çmimin Nobel nëse njeh Kosovën, por refuzova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbajti një fjalim para qytetarëve, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç deklaroi se Serbia është më e përgatitur se më parë për të mbrojtur veten, duke theksuar se nuk ekzistojnë më objektiva të paarritshëm për vendin.

“Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”, u shpreh ai.

“Nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme për ne dhe askush nuk mund të mendojë se do të sulmojë Serbinë pa u ndëshkuar,” u shpreh ai.

“Ne nuk do të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por do ta mbrojmë vendin tonë,” përfundoi Vuçiç.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Ballkan, ndërsa retorika për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mbetet një temë e ndjeshme në rajon./TCH

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top