Vuçiç bisedon me Blinken: Kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në Kosovë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për situatën në veri në Kosovës. Përmes një postimi në “Instagram”, Vuçiç tha se i kërkoi Blinkenit lirimin e serbëve të arrestuar në Kosovë.

“I thashë se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”.

Gjatë bisedës me Blinkenin, Vuçiç ka theksuar se dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale “janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet”.

Blinken nga ana tjetër, ka mbështetur planin evropian për çtensionimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top