Vuçiç akuzon deputetin për “ngacmim seksual”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ankua sot se televizioni shtetëror RTS po e censuronte, deklaratë që shkaktoi të qeshura te deputetët e Listës Studentore, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi. Deputeti i kësaj liste, Zllatko Kokanoviç, reagoi me ironi ndaj ankesës së Vuçiçit, duke nisur t’i dërgonte puthje nga vendi i tij në sallën e parlamentit.

Por presidenti serb nuk e priti mirë gjestin dhe e cilësoi atë si “ngacmim seksual”. Vuçiç shtoi se “nuk ishte nga ata”, duke nënkuptuar se nuk ishte homoseksual, ndërsa e sfidoi deputetin që puthjet t’ua dërgonte kolegëve të tij parlamentarë, të cilët, sipas tij, ishin të shumtë ata që i përkisnin këtij komuniteti.

Më pas, Vuçiç u përpoq të sqaronte se nuk kishte asgjë kundër homoseksualëve. Megjithatë, momenti u bë edhe më ironik për shkak të pranisë së Ana Brnabiçit, e cila ishte ulur pas tij. Brnabiçi, ish-kryetare e parlamentit serb, është politikane që e ka deklaruar publikisht orientimin e saj seksual si lesbike. Gjatë fjalës së presidentit, ajo u përpoq disa herë të përmbante të qeshurën, duke e bërë edhe më të sikletshme skenën në sallën e parlamentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top