Vritèn tre gazetarë në një sulm izraelit në Libanin jugor

Të paktën tre gazetarë janë vrarë në orët e para të së premtes nga një sulm izraelit në Libanin jugor. Sipas mediave të huaja, ata u vranë teksa po flinin në një bujtinë në Hasbaya.

Raportohet se ata punonin për gazetën pro-iraniane Al-Mayadeen dhe për Al-Manar të Hezbollahut. Gazetarët në vendngjarje thanë se shtëpia njëkatëshe ku po flinin ishte në shënjestër të drejtpërdrejtë.

“Okupimi i rezidencës së gazetarëve ishte i qëllimshëm dhe ka gazetarë të plagosur nga kanale të tjera arabe. Ne e mbajmë (Izraelin) pushtimin plotësisht përgjegjës për këtë krim lufte, në të cilin ekipet e gazetarëve, duke përfshirë ekipin e Al-Mayadeen, ishin në shënjestër”, tha Ghassan bin Jiddo, drejtori i Al-Mayadeen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top