Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Autori i ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Maliq mëngjesin e ditës së sotme ka mbërritur në ambientet e spitalit të Korçës, me plumb në bark. Violand Braçellari 43 vjeç është autori i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së policit Edison Adri.

Ai ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. 43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv police dhe është plagosur një tjetër.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe vetë autori.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top