Vrau me thikë vizitorin nga Tirana pas sherrit për xhiron me kalë, arrestohet autori

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me thikë pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, 62-vjeçarin Kristo Mema alias Konstandin Hoxha.

Ai u gjet nga forcat e rendit në vendin e quajtur “Shpella e Memecit” pranë Kishës përballë Urës së Goricës. Mema vrau me thikë sot, një vizitor në Kalanë e Beratit pas një sherri banal.

Autori posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç.

Ky i fundit bëri fjalë me autorin për fotot me kalin, teksa Mema nxori thikën dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendngjarja. Pas disa orësh, policia bëri të mundur arrestimin e tij në vendin ku ishte fshehur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top