Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 5 persona, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes së një bashkëmoshatari të tyre, 14 vjeçar, dhe plagosjes së një tjetri.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ata do të merren në pyetje për motivet e krimit, ndërsa dyshohet se gjithçka nisi nga një sherr në rjetet sociale. Ngjarja ndodhi pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë pranë shkollës nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushta dhe më pas me thikë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave.