Vrasja në Podujevë, shkon në tre numri i viktimave

Është konfirmuar edhe vdekja e të dyshuarës kryesore për ngjarjen e rëndë që tronditi komunën e Podujevës, ku dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri.

Zëdhënësja e SHSKUK-së, Mirlinda Qyqalla deklaroi se, pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja 31 vjeçare ka ndërruar jetë në Q. Emergjente.

Më herët është konfirmuar edhe vdekja e 73-vjeçares M.G e cila ishte e plagosur. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:40 në fshatin Majac ku në vendin e ngjarjes u gjet i vrarë I.B nga Obiliqi. Ndërkohë hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top