Vrásja në Kosovë/ Trupi i Liridona Ademajt do të zhvendoset në fahatin e lindjes

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. Familjarët e të ndjerës kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

Sakaq Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Murselit.

Bashkëshorti i viktimës që ka urdhëruar ekzekutimin është akuzuar për veprën penale “Vrasje të rëndë të kryer në bashkëpunim”, Granit Pllava qe ka kryer ekzekutimin akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer një vrasje të rëndë”.

Gjykata caktoi masën e paraburgimit për një muaj pas seancës dëgjimore që u mbajt dje me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top