Vråsja në Fresk, dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar për çështje pronash

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku pas një konflikti mbetën të vrarë dy vëllezër.

Shtetasi me iniciale V. C., 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e të vëllait, shtetasit me iniciale L.C., 68 vjeç. Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, 63-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe banorë të zonës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top