Vrasja e shqiptarit në Belgjikë/ Jean Claude Van Damme: Humba një mik të madh!

 

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në një postim prekës nga një spital në Francë, ku tha se ndodhej pas një operacioni në shpinë, Van Damme, ngushëlloi familjen e mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel. Madje u çua edhe në këmbë e bëri simbolin e shqiponjës.

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, thotë Van Damme në video.

Të dielën në mbrëmje, në lagjen Itterbeek të Anderleht në Belgjikë, u vra 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, i njohur si “Noel”. Ai ishte pronar i kafenesë “Maison Haute” dhe një apartamenti sipër saj që e kishte dhënë me qira.

Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe përjashtoi pistën e trafikut të drogës, duke dyshuar për konflikt personal.

Miq dhe banorë të zonës e përshkruajnë viktimën si një njeri të mirë dhe të gatshëm për të ndihmuar. Shumë prej tyre shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen në rrjetet sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top