Një prej vëllezërve Bushgjoka të arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra ka dëshmuar para grupit hetimor. Fation Bushgjokaj gjatë dëshmisë ka pranuar se e njeh 23-vjeçarin. Sipas tij ata janë njohur në Gjermani dhe kanë punuar duke trafikur lëndë narkotike.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Bushgjoka më tej ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzar se ai ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka pranuar se ka patur konflikte më parë me viktimën. I arrestuari tjetër, Petrit Çakrri gjatë dëshmisë së tij pranoi pjesërisht se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën ku ndodhi krimi.
Sipas tij, ai nuk e njihte personalisht viktimën dhe pohoi se nuk ka lidhje me ngjarjen, as nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Ai ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjokaj që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia.