Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken i bën thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë të shmangin përshkallëzimin e situatës në kufi. Thirrjet e Blinken i drejtohen të dy shteteve, pavarësisht se sulmi terrorist u inicua nga komandoja e armatosur, një pjesë e së cilës u arratis në Serbi pasi vrau policin Afrim Bunjaku.
“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja” shkruan Blinken.
https://x.com/SecBlinken/status/1706280279118103029?s=20
Një ditë më parë, forcat e policisë së Kosovës u mobilizuan dhe vranë tre serbë banorë të Zveçanit që ishin pjesë e komandos së armatosur dhe arrestuan 6 të tjerë. Kryeministri Albin Kurti akuzoi autoritetet në Beograd për iskenimin, ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandës Vuçiç tha se kryengritja ishte pasojë e presionit të Kurtit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.
Reagimi i balancuar i Blinken vjen 24 orë pas ngjarjes.