I mituri Luis Meçja, që ngeli i plagosur gjatë sherrit ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur sot në orën 6:00 për kurim në Bari të Italisë. Meçja u nis drejt shtetit fqinj për të marrë një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
Tranferimi i tij u bë i mundur edhe falë ndihmës përmes Go Found Me që familja e tij hapi ndërsa ai qëndronte pranë spitalit të Traumës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor, ku gjatë një sherri me thika mes adoleshentësh, humbi jetën 14 vjeçari, Martin Cani dhe u plagos shoku që ndërhyri për ta shpëtuar Luisi.