Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Vizita e tij lidhet me masat e reja të sigurisë që po ndërmerren në sistemin gjyqësor pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi opinionin publik dhe ngriti shqetësime për sigurinë e trupës gjyqësore.
Pak ditë më parë, në ambientet e GJKKO-së ka qenë edhe kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci, në kuadër të koordinimit institucional për forcimin e mbrojtjes fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm.