Vrasja e Aurelios, arrestohen 4 të rinjtë/ Rrëfehet vajza që ishte në makinë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 të rinjtë në lidhje me vrasjen e Aurelio Dervishit. Në mesin e të arrestuarve është edhe i mituri i cili goditi për vdekje me thikë 18-vjeçarin.

Mësohet se edhe vajza me të cilën Dervishi kishte lidhje dhe ishte “mollë sherri” mes viktimës dhe grupit tjetër të të rinjve ka dhënë dëshminë e saj ku ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ajo gjithashtu ka deklaruar në polici se si është njohur me viktimën dhe po ashtu lidhjen që ka patur me njërin prej të rinjve të arrestuar që ndodheshin në makinën tip “Volkswagen tiguan”.

Në pyetje janë marrë edhe të arrestuarit ku kanë rrëfyer sherrin që agravoi deri në përdorimin e thikave.

Burime bëjnë me dije se dy grupet e të rinjve fillimisht kanë qenë në semafor ku kanë shkëmbyer fjalë dhe ofendime. Më pas kanë ndaluar pak metra më poshtë për t’u sqaruar.

Gjatë konfliktit fizik, njëri nga të miturit ka qëlluar në kraharor me thikë Aurelio Dervishin. Të katër të rinjtë akuzohen për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top