Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për sot

Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu edhe gjatë natës reshjet do të mbeten dominante në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët në verilindje të territorit deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top