Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parshikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top