Voton Bedri Hamza: Mbështesni një qeveri që bashkon dhe ofron stabilitet

Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat për Kryeministër ka ushtruar sot të drejtën e votës në Mitrovicë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas votimit, Hamza theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe rolin vendimtar të votës në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

“Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, – tha ai.

Hamza u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, duke theksuar se vetëm përmes pjesëmarrjes aktive mund të ndërtohet një qeverisje e përgjegjshme dhe një e ardhme më e qëndrueshme për Kosovën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top