Votohet projekt rezoluta anti korrupsion/ Të hënën Rama merr flamurin në Kuvend

Shumica parlamentare i ka hapur rrugën me votat e saj një tjetër fjalimi të kryeministrit kundër korrupsionit në parlament ditën e hënë kur do të votohet rezoluta e propoziar nga PS.

Me 9 vota të mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve dhe me bojkotin apo JO-në e opozitës është miratuar projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

LEXO ME TEJ:

Lapsusi i pandërgjegjshëm për SPAK që tradhëtoi Edi Ramën
Projekt rezoluta do të kalojë të hënën në seancën plenare ku pritet që Edi Rama të mbajë një fjalim të gjatë me temën se korrupsionin e kemi trashëgim nga perandoria osmane dhe se vetëm rilindja po e lufton. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për dërgimin në seancë në Kuvend. “Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S’ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Evropian apo komisionet e tjera” tha ai.

Fjalimi absurd/ Rama e gjen origjinën e hajdutëve të tij në perandorinë otomane
Sipas burimeve të LAPSI.AL kjo rrezolutë do ti hapër rrugë krijimit të një komisioni parlamentar që do të drejtohet nga Fatmir Xhafa. Shumëkush e ka parë këtë si një nismë për të penguar punën e SPAK, sepse Xhafa do të krijojë një super komision me shumë vartës dhe me zyra të veçanta.

Por më shumë do të mësohet gjatë seancë parlamentare të së hënës dhe qëndrimit që pritet të mbajë aty kryeministri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top