Votimi pro Ballukut, reagon edhe reagon zyra e Delegacionit të BE

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend, ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Me një gjuhë të drunjtë, delegacioni i BE-së thotë se është në dijeni të rezultatit të votimit për imunitetin e Ballukut, ndërsa thekson se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Po ashtu zyra e BE në vendin tonë thekson rëndësinë e sigurimit të mjedisit të përshtatshëm që Prokuroria e Posaçme Antirkorrupsion të kryejë punën në mënyrë efektive.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin për TV News24.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top