Votimi nga jashtë/ Celibashi: Ishte proces me integritet të plotë

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit nga diaspora ishte sukses i padiskutueshëm. Gjatë një konference me gazetarët, Celibashi theksoi se ky proces ishte me integritet të plotë dhe është respektuar fshehtësia e votës.

“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës. Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”, tha Celibashi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top