Votimi nga diaspora/ KQZ: 144 783 zarfe me fletëvotimi kanë mbërritur në Tiranë

Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit po vijon pas disa problemeve që janë hasur deri më tani. Deri sot në orën 09:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur në Shqipëri 144 783 zarfe me fletëvotimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë 221 653 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Janë 24 282 zarfe me fletë votimi ende të patërhequra nga votuesit. Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 63 220 zarfe, ndjekur më pas nga Greqia më pas Gjermania.

Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 34 155 zarfe, Fier 18 403, Durrës 16 955. Sipas KQZ-së posta DHL ka detyrimin që të mbajë në zyra zarfet që nuk ka mundur t’ua dorëzojë votuesve dhe që votuesit nuk kanë mundur që t’i tërheqin deri më datën 8 maj.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top