Votimi në Himarë, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve që në orët e para

Që në orët e para të hapjes së procesit të votimit, ka pasur një interes të lartë të votuesve në Himarë. Në 36 qendra votimi të bashkisë së Himarës ka nisur procesi i votimit. Ndërkohë në 3 prej tyre ka patur problematika, sepse nuk kanë ditur të ndezin pajisjen dhe ka pasur mungesë të operatorëve teknikë. Po ashtu, raportohet se dy autobusë me votues kanë ardhur nga Greqia për ditën e zgjedhjeve vendore.

Për bashkinë Himarë garojnë Jorgo Goro nga PS dhe Fredi Beleri nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top