Votimi elektronik, KQZ teston sot pajisjet që do përdoren në zgjedhjet parlamentare

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do të votojnë përmes pajisjeve elektronike dhe jo me fletë votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e sotme në orën 11:30, do të zhvillojë testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) të zgjedhësve, që do të përdorën në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

KQZ do të përdorë pajisjet PEI për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit. Testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar përfaqësues nga partitë politike, shoqërisë civile dhe medias që të marrin pjesë në procesin e testimit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top