Votat e diasporës në Kosovë ndryshojnë ndarjen e mandateve, Vetëvendosja fiton një ulëse më shumë

Në Kosovë janë numëruar deri më tani 4% e votave të diasporës duke ndryshuar dhe projektimin aktual të ndarjes së ulëseve në Kuvend. Referuar të dhënave paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë ulësen e 49 në Parlament, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës humbet 1 vend duke shkuar në 19 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës vijon të ketë 24 mandate si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vijon të ruajë 8 ulëset.

Votat ende të panumëruara plotësisht të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pritet të kenë peshë më të madhe. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 104 mijë e 480 votues ishin regjistruar për të votuar përmes postës, ndërsa në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në mbarë botën kanë votuar 22 mijë e 414 persona.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top