Votat 4 me 4 të Kushtetueses për Balluku, Rama: Kanë boshllëk në tru!

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS për rastin Balluku, për të cilin Kushtetuesja nuk arriti shumicën dhe kërkesa e tij u rrëzua duke lënë kështu në fuqi pezullimin nga detyra.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kryeministri tha se boshllëku në ligj është në trutë e atyre që si dhanë drejtim kësaj çështje duke u bazuar në frymën e kushtetutës.

Rama tha pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cenon personin por individin.

“Mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që si dhanë drejtim, bazuar në frymën e kushtetutës dhe në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë europën, por në të gjithë planetin. Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit, nëse në frymën e kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë.
Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezull nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, i cili prezumohet që është në proces hetimi.
Pezullimi cenon funksionin. Të gjithë ato funksione që solli Manja si pjesë e grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni. Ajo ministri s’ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, se nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues si vullnetit kushtetues”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top