Vota e diasporës/ Sot afati i fundit për shqiptarët në Greqi

Edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa në Shqipëri vijojnë të mbërrijnë fletët e votimit nga votimi i diasporës. Raportohet se kanë ardhur në Shqipëri edhe 6 mijë fletë nga emigrantët.

Dje, më 8 maj ka përfunduar afati që fletët e votimit të emigrantëve shqiptarë të qëndrojnë në pikat e DHL në të gjitha shtetet. Nga kjo datë është përjashtuar Greqia e cila sot ka afatin e fundit më 9 maji. Në vendin fqinj janë hasur problematika në shpërndarjen e zarfeve ku emigrantët nuk kanë mundur ende të votojnë.

Largësia e ishujve të Greqisë gjithashtu ka qenë një faktor që ka ndikuar në vonesat e votimit. Emigrantët kanë hasur vështirësi në marrjen dhe kthimin e zarfeve që kanë çuar drejt kimiteve të kohës që të kthehen brenda afatit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot sërish një thirrje për emigrantët shqiptarë lidhur me kthimin e zarfeve me votën në Shqipëri. Rama shprehet se shqiptarët e diasporës që kanë zarfet në shtëpi, kanë ende kohë të mbetur për tu bërë e asaj që ai e cilëson “takimi historik i 11 majit”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top