Vota e diasporës, Celibashi: Janë dërguar 90 mijë zarfe, shtyhet afati i shpërndarjes

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se ka nisur procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët shqiptarë, të cilët për herë të parë do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare nga vendet ku jetojnë.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi bëri me dije se deri tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, që përfaqësojnë mbi 30% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar jashtë Shqipërisë. Sipas tij, Italia, Greqia dhe Gjermania janë tre vendet ku është realizuar shpërndarja më e madhe e zarfeve deri tani, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këto shtete. Po ashtu Celibashi tha se afati i cili ishte planifikuar për më 17 maj është shtyrë për shkak të kontrolleve të shtuara për të garantuar sigurinë e procesit.

“Nuk ka asnjë mundësi që zgjedhësit t’i shkojnë dy fletë votimi. Sot kemi dërguar fletët e votimit për Korçë dhe Lezhë. Sistemi nuk të lejon që të ngarkosh më shumë se një zarf.

Ajo që duhet të qartësohet është se nuk ka asnjë mundësi që një zgjedhësi t’i shkojnë dy zarfa apo dy fletë votimit. Ne kemi në sistem dyfish të kontrollit.

Fletët e votimit nga sistemi i DHL do vijnë direkt te pallati i sportit, do administrohen këtu, këtu do bëhet i gjithë procesi administrativ i dokumentimit të zarfeve që do vijë.

Na ka çuar në një shtyrje të afatit të shpërndarjes së zarfeve për votuesit jashtë vendit, por kjo nuk e rrezikon procesin. Ne nuk do ta përfundojmë në datën 17 procesin për shkak të ngarkesë së shtuar në kontrollin e përgatitjes së dërgimit të zarfeve edhe kompania DHL ka shtuar kontrollit”, tha Celibashi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top