Von der Leyen: Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i domosdoshëm

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe Ana Bërnabiç.

Në përfundim të këtij takimi, Von der leyen ka thënë se në fokus të bisedimeve është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën shtoi se është i domosdoshëm.

“U zhvillua një takim i mirë. Komisioni Europian mbështet përpjekjet e Serbisë për anëtarësimin në BE. Plani ynë i ri do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, në rritjen e investimeve të BE-së dhe do t’u sjellë më pranë tregut të përbashkët”, ka shkruar presidentja e KE-së në postimin e saj të publikuar në “Twitter.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top