Von der Leyen në Prishtinë, Osmani i kërkon të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj në Kosovë. Ajo është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidentja Vjosë Osmani u shpreh se Kosova ka vepra konkrete në mbështetje të politikave të BE-së, ndërsa kërkoi heqjen e sanksioneve.

“Duke qenë shteti i parë që ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë, Kosova ka dëshmuar se përqafimi me politikat e BE nuk janë vetëm fjalë, por edhe vepra konkrete. Mëkat që në Ballkan Perëndimor ka ende një shtet satelit të fortë të Rusisë, siç është Serbia. Serbia, sipas Shtëpisë së Bardhë, me agresionin në Banjskë ka pasur për qëllim të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe duhet të marr përgjigjen e duhur.

Kosova po dëshmon në qasje konstruktive dhe po punon për fqinjësi të mirë. BE duhet t’i njohë dhe t’i vlerësojë këto arritje dhe masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen, pasi dëmtojnë qytetarët dhe e kanë dëmtuar dialogun duke e bërë të pabarabartë”, tha Osmani.

Po ashtu, presidentja e KE-së gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Vizita e zyrtares evropiane në Prishtinë është në kuadër të një turneu ballkanik që ajo nisi më 23 tetor në Shqipëri. Pas Shqipërisë, ajo qëndroi në Maqedoni të Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Në Serbi, ajo u takua vetëm me presidentin Aleksandar Vuçiç, teksa anuloi takimin me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviç, pasi ky i fundit takoi një ministër rus të sanksionuar nga BE.

Me heret, Von Der Leyen në një postim të bërë në “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top