Von der Leyen: BE nuk do të lejojë Rusinë të kërcënojë sigurinë e saj

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se Europa nuk do të lelojë kurrë rusinë të kërcënojë sigurinë e kontinentin e vjetër.

Duke iu drejtuar deputeteve të parlamentit të Kanadasë gjatë një vizite për të forcuar mbështetjen për Ukrainën, zyrtarja e lartë e brukselit deklaroi se moska duhet të dënohet për luftën ndaj fqinjës së saj.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë që një fuqi ushtarake me fantazi të perandorisë të rrotullojë tanket e saj përtej kufirit ndërkombëtar. Blloku 27-vendesh nuk do ta pranojë kurrë këtë kërcënim për sigurinë evropiane dhe për vetë themelin e komunitetit tonë ndërkombëtar,” tha ajo.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ursula von der Leyen vlerësoi gratë ukrainase që shërbejnë në forcat e armatosura,

“Kjo nuk është një luftë vetëm kundër Ukrainës. Është edhe luftë kundër të drejtave të njeriut, është luftë kundër të drejtave të grave. Rusia po përdor përdhunimin dhe dhunën seksuale si pjesë e strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë. Por gratë ukrainase po “luftojnë kundër”, theksoi von der Leyen.

Më herët, gjatë një vizite në një bazë ushtarake kanadeze, Ursula von der Leyen dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau premtuan se do të dërgojnë gjeneratorë në Ukrainë, e cila ka pësuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike për shkak të sulmeve të përsëritura ruse në rrjetin e saj të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë.

Pas vizitës së saj në Kanada, Ursula von der Leyen do të udhetojë drejt uashingtonit ku do të takohet edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top