Von der Leyen: BE duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në qershor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në qershor.

“Ukraina ka përmbushur të gjitha hapat që kemi përshkruar dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se BE-ja duhet të fillojë negociatat e pranimit me Ukrainën deri në fund të këtij muaji”, u shpreh Von der Leyen në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.

Presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se Ukraina bëri të gjitha reformat e kërkuara gjatë luftës.

“Kjo është kaq e jashtëzakonshme. Faleminderit shumë që jeni kaq e besueshme”, tha ajo.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022 dhe mori statusin e kandidatit në BE në qershor 2022. Në dhjetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së dhanë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por ende nuk është caktuar një datë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top